Koncert fëmijësh për Vitin e Ri

Koncert fëmijësh për Vitin e Ri

Dirigjente:
Diana Imeri Ilkoska

Aktorja:
Simona Spirovska

Të dashur fëmijë,
Këtë vit, Filarmonia e Maqedonisë do ta mbyllë sezonin artistik me koncertin më të bukur që të gjithë e kemi pritur prej kohësh – një koncert simfonik i Vitit të Ri për më të rinjtë!
Do ta përcjellim këtë vit, 2023, me muzikë të bukur nga kompozitorë të famshëm klasikë dhe me përrallën më të bukur për fëmijë dhe plotësisht të re të Vitit të Ri – “Vajza me librat”, që është inspiruar nga përralla e njohur “Shitësja e vogël e shkrepëseve” nga Hans Kristian Andersen.
Kjo është një histori që na kujton lumturinë, bukurinë dhe mirësinë, por edhe trishtimin dhe fatkeqësinë. Në fakt, flitet për të gjitha ato gjëra për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm, e veçanërisht njerëzimi – të ndihmojmë, të jemi fisnikë dhe të virtytshëm.
Mesazhi që duam t’ju dërgojmë të dashur fëmijë, përmes kësaj historie emocionale, është se në botë ka fëmijë dhe familje të varfra, ka fëmijë të uritur dhe zbathur dhe të cilëve, secilit prej nesh, me sa të mundet, duhet të gjejë një mënyrë për t’i ardhur në ndihmë.

Следни настани