Ora
12 Shkurt
20:00Ora
SEZONI 2025/26
Концертна Сала
Puthje ne Paris
Dirigjent:
Timothy Redmond
Solistë:
Felicien Brut, harmonikë (Francë)
Axel San-Cyrel – mezo-soprano (Francë)
Programi:
G.Bizet: “Carmen” – Suita nr. 1: Prelud – Aragonezë (instrumentale)
G.Bizet: “Habanera” nga opera “Carmen” (soprano)
G.Bizet: “Carmen” – Suita nr. 2: “Vallja Bohemiane” (instrumentale)
F.Waxman: “Ishulli i Kohës” – Koncert për harmonikë dhe orkestër simfonike
– Le të hapen portat qiellore!
– Le të shfaqet Izida, zonja e File-së!
– Le të zgjohet Sotisi në horizontin e vet!
M.Legrand: “Mullinjtë e mendjes sate”
(nga filmi “Afera Thomas Crown”) (arr. Gj. Emin) (instrumentale)
R.Portman: “Vianne hap dyqanin e saj”
(nga filmi “Chocolate”) (instrumentale)
V.Scotto: “Kam dy dashuri” (soprano dhe harmonikë)
R.Portman: “Rrjedha e kohës”
(nga filmi “Chocolate”) (instrumentale)
Y.Tiersen: “Valsi i Amélie”
(nga filmi “Fati i mrekullueshëm i Amélie Poulain”)
(arr. Gj. Emin) (harmonikë solo)
J.van Parijs: “Vaji i kodrës” (soprano, harmonikë)
A.Giraud: “Nën qiellin e Parisit” (soprano, harmonikë)
R.Galliano: “Tango për Claude”
A.Piazzolla: “Unë jam Maria”
(nga tango-opera “Maria nga Buenos Aires”) (soprano)
Kur flasim për dashurinë dhe anën romantike të jetës, shpesh para syve na shfaqet Parisi. Jo rastësisht – qyteti i dritës është edhe qyteti i dashurisë. Ai është një frymëzim i përjetshëm për artistët, një vend ku lindin pafund histori dashurie letrare, filmike dhe muzikore. Bukuria e tij arkitekturore e dallueshme dhe shpirti që mbart krijojnë melodi të mbushura me melankoli, pasion, butësi dhe një mall romantik.
Këto vepra artistike janë pasqyrë e dashurive të lumtura, por edhe e atyre të braktisura, të heshtura dhe të dhimbshme. Sepse dashuria është e tillë – madhështore dhe e fuqishme, herë e butë, herë e dhimbshme, por gjithmonë e thellë dhe e sinqertë.
Dita e të Dashuruarve nuk është thjesht një datë tjetër në kalendar. Ajo është një kujtesë se dashuria, në të gjitha format e saj, i jep kuptim jetës dhe botës.
Kjo është edhe dita e verës – pija e perëndive dhe eliksiri i jetës. Vera dhe dashuria ecin dorë për dore, të lidhura përmes ngjyrës, aromës, ngrohtësisë dhe ndjenjës që zgjojnë.
Të nderuar,
Shijoni tingujt e dashurisë, fantazisë dhe mallëngjimit, muzikën e puthjeve dhe përqafimeve, të shoqëruara me verë me ngjyrën e zemrës.
Lejojeni veten, qoftë edhe për një çast, të zhvendoseni në skenat më të bukura romantike të filmave dhe të merrni me vete përshtypje të paharrueshme.