Fyelli magjik i Vulfit

Fyelli magjik i Vulfit

 

Më 14 mars (e shtunë), duke filluar nga ora 12:00

Filarmonia Maqedonase do të mbajë koncert simfonik për fëmijë me premierën e tregimit të ri “Fyelli magjik i Vulfit”.

Autorja e tregimit, e cila do të jetë edhe narratore e koncertit, është Tina Ivanova, ndërsa si aktor do të paraqitet i dashuri i publikut të vogël, Martin Jordanovski. Dirigjent do të jetë maestro Ivan Eminoviq, ndërsa orkestra do të interpretojë pjesë nga krijimtaria e pasur e Wolfgang Amadeus Mozartit.

“Fyelli magjik i Vulfit” është një libër për fëmijë i frymëzuar nga muzika e Mozartit, por me një histori autentike që përshkruan karakterin aventurier të vogëlushit Vulfi dhe takimin e tij me fyellin magjik. Lojërat e tij plot gjallëri, aktivitetet e ndryshme, situatat komike, kureshtja dhe kërkimi i misterit tregojnë karakterin e tij interesant, i cili formësohet edhe përmes komunikimit me personazhe të tjera si Babai, halla Maria Lepka Lepenka, fqiu që vezullon – xhaxhi Franc, si dhe vetë Fyelli Magjik.

Kureshtja e madhe e Vulfit një ditë e çon atë në bodrumin e babait, ku përballet me FYELLIN MAGJIK. Ai, me tingujt dhe “zërin” e tij fishkëllues, e ndihmon Vulfin të realizojë dëshirën e tij më të madhe – të bëhet muzikant i famshëm.

Historia është e pasuruar me fantazi dhe pak magji, e cila në fund bëhet realitet. Shfaqja ka karakter argëtues dhe edukativ, me qëllim që fëmijët të dashurohen me muzikën e Mozartit dhe kompozitorëve klasikë, duke mësuar njëkohësisht se fantazia dhe çdo dëshirë e madhe e sinqertë, në fund realizohet.

 

Следни настани