Mustafa Imeri
MUSTAFA IMERI-TAFA I lindur më 9 korrik të vitit 1981 në Shkup. Në vitin 2008 diplomoi në Fakultetin e Muzikës pranë Universitetit Shën “Kirili dhe Metodi” në Shkup në katedrën e Prof. Milka Eftimova dhe Biljana Jakimovska. Prej themelimit të katedrës në gjuhën shqipe pranë Qendrës arsimore shtetërore për muzikë dhe balet- "Ilija Nikolovski Luj" në Shkup për 15 vite me radhë ka ushtruar detyrën e shefit të saj dhe njëkohësisht ligjërues i lëndës së solo-këndimit dhe teknikës vokale. Gjithashtu, ka qenë nënkryetar i shoqatës së muzikantëve shqiptarë në Maqedoni – SAMBUM dhe 12 vjet bashkëpunëtor artistik në QIK, organizator i të gjitha ngjarjeve artistike dhe muzikore pranë Qendrës Kulturore Informative në Shkup. Realizimet artistike dhe profesionale të Mustafa Imerit shprehen përmes krijimeve të shumta profesionale si, Promovimi i albumit të tij si Tenor, Koncert me orkestrën e mandolins së Ramadan Shukriut, pjesëmarrës në Festivalin klasik në Manastir Interfest, performim në verën e Ohrit në Operën “Venus William” ,Koncert me orkestrën simfonike dhe operës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, rol në operën “SKËNDERBEU” me Operën e RMV, Solo koncert në sallon 19.19 – QIK Shkup , koncert jubilar “25 vjet karierë - Tafa & Friends” në Filharmoni , 8 vite me radhë realizim i koncerteve TRE TENORËT, Koncert në QIK – Stamboll. Koncert me Tre Tenorët me orkestrën e Elbasanit të Republikës së Shqipërisë. NGMSI-Northrop Grumman Mission Systems 2004 - 2007 International Inc. Përkthyes nga gjuhët Anglisht, Shqip, Maqedonisht dhe Serbisht , në Bazën Ushtarake Amerikane “ Bon Stil “ në Kosovë. Menaxhim marketingu në Tv Era dhe TV Alsat- M, në Shkup.
